Policia e Kosovës ka konfiskuar substancë narkotike të llojit marihuanë në sasi prej afro 200 gramësh në çatinë e një objekti banesor në Gjilan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë PK’ja me anë të raportit ditor, ku thuhet se nuk raportohet për ndonjë të arrestuar ende, shkruan Gazeta Insajderi.
“Rr. Esat Berisha, Gjilan 29.06.2024 – 14:20. Pas marrjes së një informate, njësitë policore në çatinë e një objekti banesor, kanë gjetur një çantë në të cilën kishte substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të ndara në paketime me peshë prej 184.8 gramë, një peshore elektronike si dhe qese të papërdorura. Substanca e dyshuar është konfiskuar. Nuk raportohet për të arrestuar”. /Insajderi.org/