Policia e Kosovës ka njoftur se një burrë nga Gjilani është gjetur pa ndjenja në shtëpin e tij.
Në shtëpinë e viktimës kanë hyrë persona të panjohur dhe i kanë shkaktuar lëndime, po ashtu kanë grabitur disa gjëra që nuk dihet ende çfarë.
Policia ka bërë të ditur se pas kësaj viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje në mesnatë rreth orës 03:58.
Raporti i plotë:
“Gjilan 09.07.2023-03:58. Viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa ndjenja pasi që dyshohet se persona të panjohur pasi kanë depërtuar në shtëpinë tij, të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime dhe kanë kryer veprën e cekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është grabitur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.