Gjilani ka bërë edhe një blerje në luftën për mbijetesë. Skuadra e njohur kosovare ka transferuar një futbollist shqiptar nga akademia e Grasshopper.
Komunikatë zyrtare:
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Leunit Sahitaj.
22 vjeçari i lindur dhe zhvilluar në Zvicër është produkt i akademisë së njohur Grasshopper Club Zurich, ndërkohë që debutimin si lojtar profesionist e ka bërë te ekipi tjetër helvet FC Schaffhausen.
Sahitaj luan në pozitën e mesfushorit ofansiv dhe vjen t’i ndihmojë ekipit në objektivat që janë vënë para.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Sahitaj dhe i urojnë shumë suksese”, thuhet nw njoftimin e Gjilanit.