Gjinekologu: Prindërit shqiptarë të paaftë, kanë vetëm aftësi për të “pjellë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Gjinekologu: Prindërit shqiptarë të paaftë, kanë vetëm aftësi për të “pjellë”

    Insajderi
    26 June 2023 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    A flasin prindërit shqiptarë me fëmijët e tyre rreth seksit dhe si trajtohet kjo tematikë në familjet shqiptare?

    Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews.

    Duke iu referuar dhe rastit të fundit ku një 12-vjeçare në Përmet mbeti shtatzëne nga një 23-vjeçar nga Mallakastra, mjeku gjinekolog, Shkëlqim Balili, tha se një pjesë të fajit në këto raste e kanë prindërit e fëmijës.

    Sipas tij, prindërit duhet të flasin hapur me fëmijët për marrëdhëniet seksuale duke nisur nga mosha 5-vjeçare.

    “Në Shqipëri prindërit i kemi të paaftë, kanë aftësi vetëm për të pjellë dhe pastaj prindërit nuk flasin. Nëse një babai i thotë fëmijë mos pi duhan dhe ai pi, ka marrë fund. Fëmija ka memorie vizuale, tregon neglizhencë. Kemi familje jo të shëndoshë, duhet të gjithë prindërit në Shqipëri, është urgjencë, në mënyrë të qartë dhe të plotë duhet të flasin për marrëdhëniet seksuale me fëmijët, dhe kjo fillon 5-7 vjeç”, tha mjeku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark