Gjini: Opozita ka përkrahje të mjaftueshme për të iniciuar mocionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjini: Opozita ka përkrahje të mjaftueshme për të iniciuar mocionin

    Insajderi
    11 April 2017 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se partitë opozitare të cilat kanë propozuar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës kanë mbështetjen e mjaftueshme  për të iniciuar mocionin në kuvend.

    Ai ka thënë se çështja e mocionit mund të vije në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës brenda këtij muaji.

    “Nuk mundem ta dimë me data, por po punohet. Shpresoj që brenda muajit me mbërri në situatën në të cilën me pasur vota të mjaftueshme për me shku në zgjedhje,” ka thënë ai.

    “Ka vota të mjaftueshme me e nisë mocionin”, ka shtuar ai në emisionin Komiteti të Gazetës Express që transmetohet në RTV Dukagjini.

    Deputetët e Kosovës mund të iniciojnë një votë mosbesimi ndaj qeverisë vetëm pasi që të ketë mbledhur 40 nënshkrime. Pastaj, duhen 61 vota e më shumë që qeveria të mbes pa mandat dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Gjini poashtu ka thënë se partitë opozitare duhet të tregohen të kujdeshme, sepse nëse dështon mocioni, atëherë duhen dhe 90 ditë të tjera për të iniciuar një të ri.

    Përveç partive opozitare, ai ka treguar se këtë propozim të Nismës e përkrahin edhe deputetët e PDK-së dhe disa deputetë të pavarur.

    Nisma për Kosovën ka propozuar javën e kaluar që të iniciohet një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës. Këtë ide e kanë propozuar edhe dy partitë e tjera opozitare, Vetëvendosje dhe AAK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark