Gjini për deklaratën e Limajt për qeverinë: Vota e tij nuk është e Nismës, gaboi që doli ashtu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjini për deklaratën e Limajt për qeverinë: Vota e tij nuk është e Nismës, gaboi që doli ashtu

    Insajderi
    11 March 2025 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Ka gabu” tha nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini për ofertën e Fatmir Limajt për formimin e qeverisë për të gjithë, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

    Gjini në “Debat Plus” tha madje edhe se numri i madh i votave që Fatmir Limaj ka marrë “nuk mund të konsiderohet e NISMA-s” ngase, sipas tij, ka marrë vota edhe në vende ku NISMA nuk ka pasur as njerëz e as struktura.

    Për ‘Çështjen Limaj’, sa vota kanë ardhë sa nuk kanë ardhë – gjasat janë që kurrë nuk mujmë me ditë saktë. Por, përafërsisht. Nuk mundet vota e Fatmir Limajt me u konsideru votë e NISMA-s, për shkak se Fatmir Limaj ka marrë vota edhe aty ku s’ka pas strukturë e njerëz hiç – njerëzit e kanë votu që ka qenë numër 2 në listë“, ka thënë ai në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

    Te çështja a shkon me bisedu me Albinin – për nderë, po ndihem pak keq se kjo është hera e tretë që jam llajv në studio e po e shpjegoj.

    Tash e di që keni të drejtë me ma bë këtë pyetje…ka gabu, nuk është në rregull me ba ashtu – me dalë tri ditë mas zgjedhjeve edhe menjëherë me tregu aso pozicione, sepse kemi pas partneritet“, ka thënë ndër të tjera Gjini.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark