![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka reaguar ndaj rrahjes së një të moshuare në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, duke thënë se skenat e tilla të dhunës lënë gjurmë te çdo njeri normal.
Ai në një postim pamjet e sotme të publikuara ku shihet e moshuara duke u rrahur nga disa infermiere, të cilat më vonë janë arrestuar, i ka quajtur të rënda.
“Gjithsesi duhet drejtësi me gjithë fuqinë e ligjit. Unë vazhdoj të besoj se shumica dërmuese e grave dhe burrave, e të rinjve dhe të rejave të Kosovës janë njerëz me zemër të mirë! Për ta dëshmuar zemrën tonë të mirë, duhet ta ndihmojmë njëri- tjetrin, edhe vetveten, që asnjë njeri të mos shndërrohet në monstër”, ka shkruar kryetari Gjini.
Ndryshe, rasti thuhet se ka ndodhur të shtunën e kaluar, por vetëm sot janë publikuar pamjet tronditëse.