“Gjithçka është ...", Kida lajmërohet para dasmës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Gjithçka është …”, Kida lajmërohet para dasmës

    Insajderi
    25 August 2026 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kida dhe Ajbi janë vetëm pak ditë larg një prej momenteve më të rëndësishme të lidhjes së tyre.

    Këngëtarja ka rikthyer në vëmendje dasmën e shumëpërfolur, duke ndarë me ndjekësit një video në TikTok, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh plot humor: “Gjithçka është në rregull, jemi mirë”.

    Postimi i saj vjen në kohën kur ka nisur numërimi mbrapsht për ceremoninë.

    Dasma e çiftit pritet të zhvillohet më 1 shtator në Romë, në Itali, duke i dhënë festës një atmosferë të veçantë.

    Sipas raportimeve të mëparshme, ceremonia do të mbahet në një rezidencë historike në kryeqytetin italian, ndërsa për muzikën dhe atmosferën e mbrëmjes pritet të kujdesen emra të njohur të muzikës shqiptare mes tyre Ermal Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu.

    Historia e dashurisë së Kidës dhe Ajbit mori një tjetër hap të rëndësishëm në dhjetor të vitit 2024, kur këngëtarja u fejua me një propozim romantik nga partneri i saj, pikërisht në ditëlindjen e saj.

    Që nga ajo kohë, fansat kanë ndjekur me interes çdo detaj rreth martesës dhe tashmë pritjes po i vjen fundi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark