Gjithçka gati për përballjen Kosovë-Islandë, në zhveshtore renditen fanellat e lojtarëve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Gjithçka gati për përballjen Kosovë-Islandë, në zhveshtore renditen fanellat e lojtarëve

    Insajderi
    20 March 2025 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës do të presë Islandën në ndeshjen e parë të “play-off”-it për promovim në Ligën B të Kombeve.

    Kjo përballje është e një rëndësie të veçantë për “Dardanët”, pasi fitorja në këtë çift ndeshjesh do t’i sigurojë Kosovës ngritjen në një nivel më të lartë të garave evropiane.

    Përzgjedhësi Franco Foda ka në dispozicion të gjithë lojtarët e tij kryesorë, me fanellat e tyre tashmë të renditura në dhomën e zhveshjes, gati për sfidën e mbrëmjes.

    Kjo ndeshje pritet të jetë e vështirë, pasi Islanda është një kundërshtar me përvojë dhe cilësi.

    VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark