Arsenali sot zyrtarizoi transferimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, për një shumë prej 35 milionë funtave.
Xhaka kështu bëhet shqiptari i dytë që ka luajtur për Arsenal-in pas Alban Bunjakut, mesfushorit shqiptar me nënshtetësi angleze. Ai është një mesfushor i kompletuar që luan në repartin defanziv por mund të luajë edhe përpara në vijën e sulmit.
Është një lojtar mjaft aktiv në kontra pasi përshpejton kundërsulmet e skuadrës së tij, me një teknikë fantastike duke qenë ura lidhëse e mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit.
Xhaka ka pranuar gjatë një interviste që duhet të luaj më i qetë pasi të gjithë e njohim agresivitetin në fushë dhe nervozizmin e tij, shkruan Sportali.
Për këtë arsye edhe trajneri Andre Schubert në ndeshjen kundër Ingolstadt u desh ta zëvendësonte atë në pjesën e dytë pasi Xhaka mezi shpëtoi në pjesën e parë pa u ndëshkuar me të kuq.
Teknikisht Xhaka është shumë i talentuar, njihet për pasimet të sakta dhe fuqinë e tij për ta fituar topin dhe për të ndalur aksionet e kundërshtarëve.
Ai është jashtezakonisht i mirë në markimin e kundërshtarit dhe ndërprerjen e posedimit të tyre pasi e lexon lojën shumë mirë.
Mesfushori është i ri por nuk i mungon fare eksperienca. Ai fitojë shumë tituj me Basel-in ku morri pjesë edhe në Champions League për herë të parë. Pastaj vazhdoi karrierën në Monchengladbach duke qenë pjesë e Kombëtares zvicerane në Kupën e Botes të vitit 2014, ku madje arriti t’i shënojë gol Francës.
Stili i lojës së Xhakes përshtatët mjaft mirë me atë të Arsenalit, e vetmja gjë që duhet te punojë Xhaka është të mundohet që gjatë lojës të ulë temperamentin e tij. /Insajderi.com