Gjithçka që duhet të dini rreth vezëve: Sa shpesh duhet t’i hani dhe a janë të dëmshme - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Gjithçka që duhet të dini rreth vezëve: Sa shpesh duhet t’i hani dhe a janë të dëmshme

    Insajderi
    12 March 2025 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vezët konsumohen në të gjithë botën, ndërsa shumica kryesisht i konsumojnë në mëngjes.

    Kjo është gjë e mirë, sepse vezët janë vërtet një super ushqim: janë të mbushura me vlera ushqyese, si dhe nuk janë të shtrenjta. Por, ende ka shumë pyetje rreth mënyrave të shëndetshme për t’i ngrënë ato, e këtyre pyetjeve u janë përgjigjur shkencëtarët më poshtë.

    Cilat vlera ushqyese gjenden në vezë?

    Shumë vlera ushqyese gjenden në vezë! Vlera kryesore e vezëve është proteina – dhe kjo është arsyeja se përse shumë bodibuilder njihen si konsumues të të bardhëve të vezës.

    Një vezë ka mesatarisht 6-7 gramë proteinë. Por, përveç proteinës, vezët përmbajnë edhe vitaminë D, A, E dhe B12, përmbajnë acide yndyrore omega-3, antioksidantë si luteini dhe zeaxanthini, si dhe hekur.

    Vlen të ceket se vezët kanë shumë pak kalori, ku një vezë ka rreth 80 kalori, transmeton Telegrafi.

    A duhet të brengosem për kolesterinën në vezë?

    Ekspertët thonë se mjafton ta konsumoni një vezë në ditë. Në fakt, nutricionistët e njohur rekomandojnë të hani rregullisht vezë – por që kjo i bie të hani gjashtë vezë në javë – qoftë nga një në ditë, apo nga dy për dy-tri ditë.

    Në vitin 2016, shkencëtarët e SHBA-së kishin zbuluar se konsumimi i përditshëm i vezëve është i ndërlidhur me një zvogëlim të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

    A duhet të mos e konsumoni të verdhën e vezës?

    Jo, nuk bën ta shmangni këtë pjesë të vezës. Omëletat me të bardhë të vezës janë të preferuarat për shumicën e njerëzve, e kryesisht për shkak të brengave se e verdha e vezës përmban shumë kolesterinë.

    Megjithatë, nëse e konsumoni vetëm të bardhët e vezës ju do të mbeteni pa konsumuar shumë vlera ushqyese, prandaj është më e shëndetshme ta hani tërë vezën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark