Gjithçka që ndodhi në plagosjen në Podujevë: Pas plagosjes shkuan dhe tentuan ta vrasin në Emergjencë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjithçka që ndodhi në plagosjen në Podujevë: Pas plagosjes shkuan dhe tentuan ta vrasin në Emergjencë

    Insajderi
    12 June 2022 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një konflikt ka ndodhur para disa orësh në parkingun e një biznesi në Podujevë.

    Aty u përdorën edhe armët, ku dyshohet se një person mbeti i plagosur.

    Pas marrjes nën kontroll të situatës nga Policia e Kosovës, i plagosuri përmes autoambulancës u dërgua në Emergjencë.

    Mirëpo, sipas dëshmitarëve të përfshirët në këtë konflikt dyshohet se kanë krijuar probleme edhe në emergjencë.

    Në objektin e emergjencës kanë arritur forca të mëdha policore, të cilat kanë vënë situatën nën kontroll, raporton Llapi.info.

    Deri më tani nuk ka asnjë prononcim zyrtar nga Policia, mirëpo ekipet policore ende gjenden në parkingun ku dyshohet se ndodhi plagosja.

    Gjithashtu, ekipe policore janë vendosur edhe në objektin e Emergjencës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark