Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë. Blagoje Spasojeviç, Dushan Maksimoviç dhe Vladimir Toliç u deklaruan sot para gjykatës.
Prokurori special, Naim Abazi lexoi aktakuzën që rëndon ndaj 3 të dyshuarve dhe 42 të arratisurve në krye të të cilëve qëndron Milan Radoiçiq.
Gazeta Insajderi e ka përcjellur nga afër seancën, për më tepër ndiqni sotrien e plotë:
Rasti Banjska lidhet me një sulm të rëndë që ndodhi më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku një grup terrorist serb, i udhëhequr nga Milan Radoiçiq, ngriti një barrikadë dhe organizoi një sulm të armatosur kundër Policisë së Kosovës.
Në këtë incident, humbi jetën polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa të tjerë.
Sulmi ishte pjesë e një përpjekjeje të organizuar për të destabilizuar veriun e Kosovës dhe për ta shkëputur atë nga territori i Kosovës për ta bashkuar me Serbinë.
/Insajderi