Dënohet me dhjetë muaj burg ish-zv/ministrja e Brendshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dënohet me dhjetë muaj burg ish-zv/ministrja e Brendshme

    Insajderi
    07 April 2022 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me dhjetë muaj burg ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda.

    Të njëjtin dënim do të vuajnë edhe dy të pandehurat e tjera për të njëjtën dosje si Voda, Florida Beu dhe Majlinda Hasani.

    Hetimet zbuluan se Voda kishte marrë një shumë parash nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani, duke u premtuar në këmbim vende pune.

    Mësohet se në përgjimet e mëvonshme, Beu dhe Hasani shprehin shqetësim se shuma e dhënë ka qenë e vogël dhe për këtë në një tjetër takim dyshohet se i kanë dhënë një aparat telefonik celular ish-ministres.

    Në episodin e tretë, ish-zëvendësministrja Voda ka marrë një arkë me peshk në portin e Durrësit, që dyshohet të jetë dhënë me porosi nga një prej dy të dyshuarave të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark