Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me dhjetë muaj burg ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda.
Të njëjtin dënim do të vuajnë edhe dy të pandehurat e tjera për të njëjtën dosje si Voda, Florida Beu dhe Majlinda Hasani.
Hetimet zbuluan se Voda kishte marrë një shumë parash nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani, duke u premtuar në këmbim vende pune.
Mësohet se në përgjimet e mëvonshme, Beu dhe Hasani shprehin shqetësim se shuma e dhënë ka qenë e vogël dhe për këtë në një tjetër takim dyshohet se i kanë dhënë një aparat telefonik celular ish-ministres.
Në episodin e tretë, ish-zëvendësministrja Voda ka marrë një arkë me peshk në portin e Durrësit, që dyshohet të jetë dhënë me porosi nga një prej dy të dyshuarave të tjera.