GJKKO vendos sot për zëvendësimin e masës së sigurisë për Berishën dhe Malltezin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    GJKKO vendos sot për zëvendësimin e masës së sigurisë për Berishën dhe Malltezin

    Insajderi
    13 September 2024 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Apelin e GJKKO ka nisur prej orës 9:00 të mëngjesit të së premtes seanca për zëvendësim të masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndër i Sali Berishës, aktualisht në arrest shtëpie.

    Malltezi është paraqitur në GJKKO bashkë me avokatët. Ndërkohë sot pritet të mbahet seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë edhe për kreun e PD-së, Sali Berisha.

    Në seancën e sotme do të paraqitet edhe informacioni lidhur me hetimet për dosjen “Partizani” lidhur me të cilën Berisha dhe Malltezi 2 ditë më parë u morën të pandehur, i pari për akuzën e korrupsionit pasiv dhe i dyti për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. /euronews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark