GjND nuk rishikon vendimin që liron Serbinë nga akuzat për gjenocid - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    GjND nuk rishikon vendimin që liron Serbinë nga akuzat për gjenocid

    Insajderi
    09 March 2017 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka hedhur poshtë kërkesën e Bosnjë Hercegovicë që të rishikojë atkvendimin e vitit 2007, ku Serbia u lirua nga akuzat për kryerjen e gjenocidit gjatë viteve të 90-ta.

    Në letrën e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, thuhet se gjykata nuk mund të rishikojë vendimin sepse kërkesa për një gjë të tillë nuk ka ardhur nga të gjithë anëtarët e presidencës tripalëshe të Bosnjës.

    Bakir Izetbegoiq, anëtari mysliman i presidencës së Bosnjës, ka iniciuar këtë kërkesë.

    Ai ka thënë se nuk e ka parë të nevojshme që të gjithë anëtarët e presidencës të futen në kërkesën drejtuar gjykatës sepse rekomandimi për një kërkesë të tillë, fillimisht e ka bërë një avokat që ka prezantuar të gjithë presidencën.

    “Gjykata konsideorn se përmbajtja e këtyre letrave tregon se një vendim i tillë nuk është bërë nga organi kompetent, në emër të Bosnjë Hercegovinës si shtet”, thuhet në përgjigjen e GJND-së, njofton REL.

    Shumë zyrtarë në Bosnjë janë shprehur kundër kësaj kërkese, e cila u dërgua në shkurt, duke thënë se një gjë e tillë mund të nxisë kriza të reja politike në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark