Policia e Kosovës në Mitrovicë ka identifikuar dhe marrë masa ndaj dy shoferëve që kryen kundërvajtje në trafikun rrugor, shkruan Insajderi.
Këta shoferë janë hasur në rrugën “Liqeni” në Mitrovicën e Jugut, ku, në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, zhvillonin gara shpejtësie me vetura.
Sipas policisë, kjo veprimtari ka rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafikun rrugor.
Pas ndërhyrjes, ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga 500 euro për secilin, si dhe janë dënuar me 5 pikë negative.
Përveç kësaj, është marrë masa mbrojtëse, ku të dy shoferët do të kenë ndalimin e patentë-shoferit për një periudhë 12 muajsh.