Gjobitën dy shoferë në Vushtrri, po bënin gara me vetura - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjobitën dy shoferë në Vushtrri, po bënin gara me vetura

    Insajderi
    23 September 2024 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se kundërvajtësit janë hasur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, të cilët ishin duke zhvilluar gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

    “Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga 500 euro, pesë pikë negative, si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej 12 muajsh”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark