Gjobitet Messi, kapi për qafe trajnerin kundërshtar - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Gjobitet Messi, kapi për qafe trajnerin kundërshtar

    Insajderi
    26 February 2025 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lionel Messi është gjobitur me një shumë të pazbuluar nga Major Soccer League pasi e kapi për qafe njërin prej ndihmës-trajnerëve të New York Cityt në fund të ndeshjes së të shtunës mes këtyre dy skuadrave.

    Kampioni i botës u kap nga kamera në një përballje me ndihmës-trajnerin e NYC FC, Mehdi Ballouchy pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

    Messi i vuri dy herë duart në pjesën e pasme të qafës së Ballouchy gjatë debatit që e pati me të, raporton “The Guardian”.

    MLS-ja përmes një deklarate theksoi se Komiteti i saj Disiplinor e pa fajtor argjentinasin për shkelje të politikës së ligës, duke i përdorur “duart në fytyrë/kokë/qafë të një kundërshtari”.

    Përpara përballjes me Ballouchy, tetë herë fituesi i Topit të Artë u shfaq i zemëruar me gjyqtarin Alexis Da Silva, duke u kundërvënë pas fishkëllimës së fundit dhe duke marrë një karton të verdhë për mospajtim në rrugën e tij për t’u kthyer në dhomën e zhveshjes.

    Messi kishte asistuar për golin e barazimit në fund të takimit për shokun e skuadrës, Telasco Segovia, ndërsa ndeshja e luajtur në Miami përfundoi me rezultat 2:2.

    Edhe Luis Suarez, një tjetër futbollist i Inter Miamit, mori gjobë të ngjashme me Messin për vendosjen e duarve në pjesën e pasme të qafës së mbrojtësit të New York Cityt, Birk Risa në pjesën e parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark