Gjobitet një kompani transporti në Ferizaj dhe një motoçiklist pa patentë aktive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjobitet një kompani transporti në Ferizaj dhe një motoçiklist pa patentë aktive

    Insajderi
    29 August 2025 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia Rajonale e Ferizajt gjatë kontrolleve të rregullta në trafik ka evidentuar dhe ndëshkuar dy shkelje serioze të ligjit në rrugët magjistrale të rajonit.

    Në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë, siç thotë policia është ndaluar një kamion Mercedes me targa vendore, i cili qarkullonte pa çertifikatën e kontrollit teknik gjashtëmujor.

    Si rezultat i kësaj një person juridik (kompania pronare) u gjobit me 500 euro, ndërsa shoferi V.V., 34 vjeç, u gjobit me 130 euro.

    Në një rast tjetër, në rrugën magjistrale Ferizaj-Babush, një motoçiklist me mjet të tipit Yamaha është ndaluar për tejkalim shpejtësie. Ai po lëvizte me 94 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

    Pas verifikimit të dokumentacionit, policia thotë se u konstatua se R.J., 23 vjeç, kishte në fuqi një masë mbrojtëse të pezullimit të patentë-shoferit, nga data 31.05 deri më 30.08.2025.

    “Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe respektimin e ligjit.

    Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes:-192”, shkruan në komunikatë për media


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark