Gjoshi-Kurtit: Dil e tregoi popullit, çka ke bërë veç për 2-3 herë që u takove me Vuçiqin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Gjoshi-Kurtit: Dil e tregoi popullit, çka ke bërë veç për 2-3 herë që u takove me Vuçiqin

    Insajderi
    21 October 2022 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi i kanë kryeministrit Kurti për ftesën që ky i fundit ua dërgoi partive opozitare për takim.

    Në një postim në Facebook, Gjoshi, ka thënë se Kurti ka për qëllim të dalë e të gënjejë se ishte i vetmi që mbrojti interesin e Kosovë

    “Kryeministër, është një vend që e quajnë Kuvendi i Kosovës. Shko aty dhe informo qytetarët se çka ke ba veç për 2-3 herë që u takove me Vuçiqin?”, shkroi ai.

    Postimi i plotë i Gjoshit:

    Albin Kurti nuk po kërkon konsensus politik. Ai po dëshiron që ta mbajë një takim larg qytetarëve dhe pas një kohe të dalë e të gënjejë se i vetmi që në këto takime mbrojti interesin e Kosovës ishte ai, kurse opozitarët ishin të gatshëm që ta kthenin Serbinë në Kosovë.

    Këto nuk i përbin më askush. Edhe mbështetësit e tij më të zëshëm po dyshojnë në sjelljen e tij.

    Kryeministër, është një vend që e quajnë Kuvendi i Kosovës. Shko aty dhe informo qytetarët se çka ke ba veç për 2-3 herë që u takove me Vuçiqin?

    Çka janë gjithë këto drafte pas veç 2-3 takimeve me Vuçiqin?

    Çka janë këto negociata nëpër terr me presidentin e Serbisë?

    Tregoju qytetarëve çka ke ba!

    Mos ik dhe mos u fsheh pas Dimalave e Bajqinovcave!.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark