Gjoshi, PDK: Albin Kurti para një jave tha se Serbia po e sulmon Kosovën ndërsa sot e ka dërguar Besnik Bislimin për bisedime – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi, PDK: Albin Kurti para një jave tha se Serbia po e sulmon Kosovën ndërsa sot e ka dërguar Besnik Bislimin për bisedime

    Insajderi
    21 April 2022 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për veprimet e tij kundëthënëse ditëve të fundit lidhur me raportet Kosovë-Serbi.

    Gjoshi tha se është e pakuptimtë që Albin Kurti para një jave deklaronte se sulmet terroriste kundër Policisë së Kosovës në territorin e Kosovës po vijnë nga territori i Serbisë, ndërsa sot e ka dërguar zëvendësin e tij Besnik Bislimi në bisedime me palën serbe dhe nuk e ka përmendur fare çështjen e sulmeve.

    “Ky është Kurti i vërtetë. Dialogu i është bërë prioriteti numër një dhe për të më nuk ka ndonjë turp nga dita që e ka thyer premtimin e dhënë Nënave Gjakovare se në dialog nuk do të shkojë pa u zbardhur fati i familjarëve të tyre të pagjetur. E pashpjegueshme se si Zëvendësi i Kurtit, ka qëndruar me orë të tëra në takimin me palën serbe, por ai nuk i ka ngritur si shqetësim sulmet kundër Policisë së Kosovës. Bislimi është si shefi i tij Kurti, i braktisin temat dhe çështjet me interes për Kosovën, njejtë qysh i kanë braktisur edhe premtimet për Nënat Gjakovare, hallet e të cilave nuk po i përmendin as në Bruksel dhe as në Prishtinë”, ka thënë Gjoshi përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark