Gjoshi: PDK i prin zgjidhjes së bllokadës institucionale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi: PDK i prin zgjidhjes së bllokadës institucionale

    Insajderi
    12 May 2025 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë sot se PDK po i prin zgjidhjes së bllokadës institucionale.

    Sipas tij, PDK ka zhvilluar takime me të gjitha partitë politike dhe tashmë edhe propozimi i saj për një takim gjithëpërfshirës po konkretizohet përmes ftesës së Presidentes.

    “Përveç takimeve me të gjitha partitë politike, në funksion të tejkalimit të krizës, tashmë edhe propozimi i PDK-së për një takim gjithëpërfshirës po merr formë, me ftesën e Presidentes. Kjo është logjika shtetformuese e PDK-së dhe veprimi ynë i përgjegjshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve. Urojmë që partitë e tjera ta shfrytëzojnë këtë momentum për t’i dhënë vendit zgjidhje, e jo të ngulmojnë në pozicione të ngurta që u shërbejnë vetëm kalkulimeve elektorale. Sido që të jetë përfundimi – ne jemi këtu!”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark