Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pasditen e të dielës në Gjakovë. Insajderi mëson se ngjarja ka ndodhur mes dy grupeve të armatosura në kryqëzimin e rrugëve “Anton Çeta dhe Ylli Morina” në gjakove.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar ndërsa policia e Kosovës ka identifikuar 4 persona si të dyshuar për rastin.
Gazeta Insajderi nga burimet e veta brenda policisë në Gjakovë ka mësuar se personat e përfshirë në këtë ngjarje janë Ardian Hasanaj, Agron Muqaj dhe Zeki Hasanaj personat që dyshohet se kanë sulmuar Endri Berishën para shtëpisë së tij në Gjakove. Derisa ky i fundit iu është kundërpërgjigj me armë zjarri.
Burimet kanë informuar Gazetën se viktima, Endri Berisha ka pasur një konflikti para pesë viteve personin me emër Ardian Hasanaj i cili me qellim hakmarrje ka shkuar në shtëpinë e Endrin Berishës bashkë me axhën, Zeki Hasanaj dhe nipin Agon Muqaj, e kanë prit te banesa dhe e kanë sulmuar me armë e mjete të forta. Ndërkohë, siç tregon burimi, Endrit Berisha iu është kundërpërgjigje me gjuajtje me armë zjarri, bëjnë me dije burimet brenda policisë.
Insajderi ka siguruar ekskluzivisht edhe fotografitë e personave të përfshirë.
Agon Muqaj
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Policia e Kosovës.
Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë bërë të ditur se nuk është raportuar për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, që dyshohen të jenë të armës që është përdorur.
“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit.