Gjuajte me armë në Mramor të Prishtinës: Dyshohet se një polic plagosi dy personat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjuajte me armë në Mramor të Prishtinës: Dyshohet se një polic plagosi dy personat

    Insajderi
    01 May 2022 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar policor po dyshohet se ka shtënë më armë zjarri në drejtim të dy personave, të cilët janë plagosur gjatë ditës së sotme.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sustekë në fshatin Mramor të Prishtinës.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi se rrreth orës 15: 30 është pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri dhe se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.

    Ai shtoi se të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor.

    “Deri më tani nuk ka ndonjë informacion shtesë se cila ishte arsyeja e të shtënave me armë zjarri nga të cilat u plagosën dy persona. Hetuesit policer kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark