Gjuajte me armë në Prishtinë – Policia jep detaje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjuajte me armë në Prishtinë – Policia jep detaje

    Insajderi
    14 August 2023 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Xhevë Lladrovci”, shkruan Insajderi.

    Nuk raportohet për të lënduar, kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.

    “Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të peronit  të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë”, ka deklaruar Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark