Para pak çastesh në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku edhe dyshohet për të plagosur.
Siç ka treguar një lexues i Gazetës Insajderi nga vendi i ngjarjes, janë dëgjuar një numër i madh i të shtënave me armë.
Ndërsa sipas pamjeve, shihet edhe ekipi i emergjencës.
Gazeta Insajderi, ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigjje.