“Gjuajtën me armë nga vetura në veturë”- dosja për dy të dyshuarit për vrasje në tentativë në Gjakovë - Insajderi
×
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    “Gjuajtën me armë nga vetura në veturë”- dosja për dy të dyshuarit për vrasje në tentativë në Gjakovë

    Insajderi
    23 February 2025 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës Simon Tahirin dhe Enrik Berishën të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” në një objekt në Fushë Kosovë, rast ky i ndodhur para më shumë se dy javësh në Gjakovë. Gjithçka kishte ndodhur si shkak i një mosmarrëveshje të mëhershme mes të dyshuarve dhe dy viktimave. Insajderi sjell detajet:

    Simon Tahiri dhe Enrik Berisha po qëndronin në arrati për më shumë se dy javë, pasi Policia e Kosovës kishte publikuar fotografitë e të dyshuarve për t’i shpallur në kërkim. Të njëjtit u gjetën në një objekt banesor në Fushë Kosovë, bëri të ditur PK’ja gjatë së dielës.

    Pas publikimit të fotografive të të dyshuarve S. T. dhe E. B. më 6 shkurt 2025, policia ka vazhduar hetimet intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Më 22 shkurt 2025, Sektori Rajonal i Hetimeve, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacione mbi vendndodhjen e tyre. Njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të specializuara hetimore për të vërtetuar praninë e të dyshuarve dhe pasi është konfirmuar identiteti i tyre, policia ka arritur t’i arrestojë ata në një objekt banesor në Fushë Kosovë”, u tha në njoftimin e PK’së.

    Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve sot.

    Insajderi ka arritur të sigurojë detaje nga dosja e Prokurorisë, ku tregohen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Sipas Prokurorisë, Simon Tahiri dhe Enrik Berisha dyshohet se nga vetura e tyre të tipit Golf 7 kanë shtënë me armë ndaj dy viktimave në një ambient të frekuentuar masivisht. Viktimat u sulmuan, sipas Prokurorisë, derisa ishin në veturën e tyre të tipit Audi A6.

    …nga vetura e tyre Golf 7 ngjyrë hiri, me të vërejtur të dëmtuarit të cilit në lëvizje me automjetin Audi A6, ndalojnë shpejtësinë dhe nga dritarja e po ashtu ndodheshin automjetit gjuajnë me armë zjarri disa herë në drejtim të të dëmtuarve, edhe pse automjeti qëllohet disa herë fatmirësisht këto të shtëna nuk arrijnë të qëllojnë në trup të dëmtuarit”, thuhet në dosje.

    Prokuroria e Gjakovës në arsyetimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, thuhet se këta të fundit kanë shtënë me armë në një zonë ku është e banuar dhe ka qarkullim të madh të njerëzve.

    “…tutje nga automjeti i tyre gjuajnë në drejtim të dëmtuarve në një zonë ku është banuar dhe në qarkullim të madh të njerëzve pasi që tek vendi i ngjarjes ndodhet një qendër e fëmijëve dhe në atë kohë ka pasur lëvizje fëmijëve, tutje shtuar faktin se që të dy të pandehurit kanë të kaluar kriminale për vepra të ndryshme penale, arratisjen pas kryerjes së veprës penale si dhe fshehjen e armës me të cilën është kryer vepra penale, bazuar në rrethanat e tyre personale ekziston rreziku se nëse të pandehurit lihen në liri, mund të përsërisin vepra apo të kryejnë veprën e cila ka mbetur në tentativë”, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë, të cilin e ka parë Insajderi.

    Gjatë ditës është mbajtur seanca për dy të dyshuarit pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë, derisa vendimi pritet të merret së shpejti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark