Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Suharekë nën dyshimin se ka gjuajtur me armë në një gazmend familjar.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Stacioni Policor Suharekë me datën 24.07.2024, rreth orës 13:38 përmes rrugëve operative kanë marre informatën se ne rrugën “Lulzim Huta”, ne Suharekë, në një gazmend familjar ka të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin B.B (viti i lindjes 1979), mashkull kosovar shqipta”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistolete tipit “AREX Delta” cal 9 X19 mm, një pistoletë tipit “Tanfogilo Compact”cal 9 mm, dy karikator dhe 20 gëzhoja kalibër 9X19.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Rasti është inicuar si “Përdorim i armës apo Mjetit të rrezikshëm “.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren u ka bërë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike.