Një person është arrestuar në Junik për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një pushkë ajrore, një hark me 6 shigjeta dhe 61 fishekë kalibrash të ndryshëm.
I dyshuari ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri në bjeshkë.
Ai dërgohet në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
· Junik / 08.05.2024 – 16:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një pushkë ajrore, një hark me 6 shigjeta dhe 61 fishekë kalibrash të ndryshëm. I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë në formë rekreacioni në bjeshkë ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.