Gjuajti me armë në një aheng familjar, arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajti me armë në një aheng familjar, arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj

    Insajderi
    25 July 2024 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Ferizaj ka njoftuar se një person ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Gërlicë të Ferizajt.

    “Policia e stacionit në Ferizaj me datën 25.07.2024 rreth orës 00:05 ka pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë të Ferizajt, në një aheng familjarë kishte të shtëna me armë të zjarrit. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin R.H ( M/K) i moshës 36 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.”

    Ai është shoqëruar në stacionin policor dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “I dyshuari R.H është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë) dhe disa gëzhoja.”

    Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” , ” Armëmbajtje pa leje ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

    “Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim , ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark