×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajti me armë tri net të ndryshme në të njëjtën rrugë- dosja e të akuzuarit me sjellje mafioze në Prishtinë

    Insajderi
    18 December 2024 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Driton Berisha po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm në vazhdimësi. Ai në tri data të ndryshme, me pistoletën e tij me gaz të tipit “Zoraki” në orë të vona ka shtënë përpjetë në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë. Një herë shtiu me veturë private, e dy herë nga një taksi. Për taksistin Tahir Millaku ka ngritur aktakuzë për moslajmrim të veprave penale. Gazeta Insajderi ju sjell detaje.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Driton Berishës dhe Tahir Millakut. Në aktakuzën të cilën e ka parë Gazeta Insajderi, precizohet se si Berisha ka gjuajtur tri herë me armën e tij me gaz, në të njëjtën rrugë në Prishtinë në periudha të ndryshme.

    Me datën 20.11.2024, rreth orës 01:35, pas mesnatës në rrugën “27 Nëntori”, Komuna Prishtinë, i pandehuri, ka përdorur armë zjarri në kundërshtim me Ligjin mbi armët numër 05/L-022, dhe atë armën me gaz e tipit – “Zoraki M906T”, me nr. serik të cilen e posedonte pa leje, ashtu që naten kritike i pandehuri duke kaluar me veturë private në levizja e siper ka shtënë tri (3) here në ajër, me ç’rast në vendin e ngjarjes janë gjetur tri (3) gezhoja, të cilat janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor.

    III. Me datën 02.12.2024, rreth orës 22:45, në rrugën “27 Nëntori”, Komuna Prishtinë, i pandehuri, ka përdorur armë zjarri në kundërshtim me Ligjin mbi armët numër 05/L-022, dhe atë armën me gaz e tipit – “Zoraki M906T “, me nr. serik të cilen e posedonte pa leje, ashtu që naten kritike i pandehuri duke kaluar me veturen e kompanise “City Taxi” në levizja e siper ka shtënë katër (4) here në ajër, me ç’rast në vendin e ngjarjes janë gjetur kater (4) gezhoja, të cilat janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor,-

    IV. Me datën 05.12.2024, rreth orës 01:00, pas mesnatës në rrugën “27 Nëntori”, Komuna Prishtinë, i pandehuri, ka përdorur armë zjarri në kundërshtim me Ligjin mbi armët numër 05/L-022, dhe atë armën me gaz e tipit – “Zoraki M906T”, me nr. serik të cilen e posedonte pa leje, ashtu që naten kritike i pandehuri duke kaluar me veturen e kompanise “City Taxi” në levizja e siper ka shtënë tri (3) here në ajër, me ç’rast në vendin e ngjarjes janë gjetur tri (3) gezhoja, të cilat janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, të cilën e ka parë Insajderi.

    Ndërkaq, taksisti Millaku sipas dosjes akuzohet për mos-lajmërim të veprës penale që ka kryer në dy net të ndryshme Berisha.

    V. Me datë 02.12.2024, rreth orës 22:45, në rrugën “27 Nëntori”, Komuna Prishtinë, i pandehuri, duke qenë në dijeni se i pandehuri Driton Berisha ka kryer vepër penale, i njëjti nuk e lajmron faktin e tillë, ashtu që perderisa ishte në punë në poziten e taksistit në kompaninë “City Taxi” e duke e transportuar të pandehurin Driton në rrugen e lartcekur, i njëjti kishte shtënë me armë kater herë, ndersa i pandehuri Tahir nuk e kishte lajmeruar rastin në polici,

    VI. Me datë 05.12.2024, rreth orës 01:35, pas mesnatës në rrugën “27 Nëntori”, Komuna Prishtinë, i pandehuri, duke qenë në dijeni se i pandehuri Driton Berisha ka kryer vepër penale, i njëjti nuk e lajmron faktin e tillë, ashtu që perderisa ishte në punë në poziten e taksistit në kompaninë “City Taxi” e duke e transportuar të pandehurin Driton në rrugen e lartcekur, i njëjti kishte shtënë me armë tri herë, ndersa i pandehuri Tahir nuk e kishte lajmeruar rastin në polici“, thuhet tutje në dosjen që e ka parë Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark