Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në lagjen Emshir të Prishtinës, shkruan Insajderi.
I njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me gas e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.