
Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me gjuajtjen me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë mbrëmjen e së martes.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Insajderin se dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ahmeti ka shtuar se i dyshuari është identifikuar dhe se policia është në kërkim të tij.
“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë ajo. /Insajderi.org/