Gjuajtja me armë para Prokurorisë në Pejë, këta janë të arrestuarit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtja me armë para Prokurorisë në Pejë, këta janë të arrestuarit

    Insajderi
    05 February 2025 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona janë arrestuar për gjuajtjen me armë para Prokurorisë në Pejë.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha për Insajderin se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

    “5 te dyshuarit pas intervistitmit nga hetuesit policor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë. Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor do parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale”, ka thënë Shkodran Nikçi.

    Ndërkohë Insajderi merr vesh se deri tash të arrestuar janë Veton Kurmehaj, Demokrat Lajcit, Fisnik Lajçi, Alton Sallabegolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark