Gjuajtja me armë zjarri në "Bregun e Diellit" - i dyshuari paraqitet në polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtja me armë zjarri në “Bregun e Diellit” – i dyshuari paraqitet në polici

    Insajderi
    02 July 2025 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dyshuari për të shtënat me armë në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë më 27 qershor, është paraqitur në polici dhe është dërguar në mbajtje.

    Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh, teksa ka shtuar se i dyshuari është paraqitur në polici së bashku me avokaten e tij.

    I dyshuari ka njoftuar për vendndodhjen e një pistolete që dyshohet se është përdorur në rast e cila është sekuestruar.

    “Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark