Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë - policia konfirmon se 3 persona u paraqitën në stacion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë – policia konfirmon se 3 persona u paraqitën në stacion

    Insajderi
    19 April 2024 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me gjuajtje me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në kryeqytet, shkruan Insajderi.

    Është pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri ku dyshohet se nga dy vetura në lëvizje persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri.

    Lidhur me rastin në stacion policor janë paraqitur tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri prej tyre ka dorëzuar armën e tij.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendër të mbajtjes./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark