Në mes të fshatit Llandovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri.
Një veturë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia njoftoi se nuk ka persona të lënduar
Lajmin e ka konfirmuar Faton Aliu, drejtor I Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Ai ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë.
“Në mes fshatit Landovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.