Gjuajtje me armë zjarri në dasmë, sekuestrohen dy armë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtje me armë zjarri në dasmë, sekuestrohen dy armë

    Insajderi
    02 August 2025 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërhyrë sot rreth orës 13:00 në një dasmë në fshatin Greme, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

    Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore, përfshirë hetuesit dhe forenzikën, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A., 57 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 50 gëzhoja armësh.

    Po ashtu, i dyshuari ka prezantuar dy armë zjarri – një revole dhe një pushkë gjuetie – të cilat janë sekuestruar me urdhër të prokurorit të shtetit.

    Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat:

    “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe

    “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    Pas intervistimit, S.A. është liruar në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark