Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

    Insajderi
    24 December 2021 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesditën e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

    Lajmin e ka për Insajderin konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    “Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike”, ka deklaruar Ahmeti.

    Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy persona.

    “Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark