Mbrëmë është plagosur një person dhe janë lënduar gjashtë të tjerë si pasojë e një gjuajtje me kallash që ka ndodhur në një lokal nate në fshatin Topliqan në Suharekë.
Siç njofton Policia deri tani nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.
“Nga hetimet e para mësohet se në vendin e ngjarjes në parkingun e një lokalit hotelier janë gjetë dhjetë (10) gëzhoja që dyshohet të jenë shkrepur nga arma automatike AK-47. Si pasojë e gjuejtjes me armë zjarri një person dyshohet se është goditur në këmbë, i cili është dërguar me urgjencë në qendrën emergjente në Prizeren, edhe gjashtë persona tjerë dyshohet të jenë lënduar Sipas raportit të mjekut personat e sjellur kanë lëndime të lehta trupore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është bër bastisja e shtëpis dhe lokaleve përcjellëse të njërit nga të dyshimtit ku i njejti nuk është hasur në shtëpi dhe i njejti është në kërkim policor, gjatë bastisjes nuk është gjet diçka e dyshimt”, thuhet në njoftim.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave se si ka ardhur deri te ky rast dhe për arrestimin e të dyshuarve.