Zgjedhja e Agim Selimit, dekan i Fakultetit të Arteve ka nxjerrë në pah, gjuhën e paturpshme dhe vulgare të stafit akademik në këtë fakultet.
Është profesori Selami Taraku, që ligjëron në Fakultetin e Arteve në degën e regjisë së filmit, që mos pajtimin e tij lidhur me zgjedhjen e Agim Selimit dekan e ka shprehur me një fjalor vulgar.
Në profilin e tij në Facebook, Taraku, ka shkruar disa statuse në të cilat ai përdor gjuhën më vullgare.
“Dikujt – dikujt si konvenonte që të zgjidhej Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura, njeriu që nuk e nënshkroi peticionin për shkarkimin e Rektorit, andaj u zgjodhe ti… Këtë mos e harro kurën e kurës as ti e as ata që të zgjodhën ty”, ka shkruar Taraku fillimisht.
Më vonë ai ka eskaluar duke përdorur epitete nga më të ulëta që nuk priten nga një profesor i Fakultetit të Arteve. Ja dhe profili i tij në Facebook: