Gjukanoviq – Rusisë: Mos u përzini në të ardhmen tonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjukanoviq – Rusisë: Mos u përzini në të ardhmen tonë

    Insajderi
    20 May 2016 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai thotë se e kupton që Rusia është një faktor i rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin global dhe se ka interesat e saja.

    “E kuptoj se Rusia është një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe, se ka interesat e saja, që sikurse edhe më herët edhe tani, ato janë ndjeshëm në kundërshtim me ato të NATO-s”, ka thënë Gjukanociq gazetarëve në Podgoricë në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së këtij shteti, transmeton lajmi.net.

    Ai ka kujtuar se raportet mes Rusisë e NATO-s nuk kanë qenë gjithmonë të njëjta dhe se ato kanë pasur edhe bashkëpunime të ndërsjella.

    Duke folur për kundërshtimin që Rusia e ka lidhur me zgjerimin e NATO-s, Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi vlerëson atë që të tjerët e mendojnë por, siç është shprehur, askujt nuk i takon të përzihet në të ardhmen e tyre.

    “Mali i Zi e ka zgjedhur të ardhmen e saj në rrugën e integrimit në BE dhe NATO”, ka thënë kryeministri malazez.

    Rusia disa herë e ka potencuar kundërshtimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe, ka shtuar se kjo, po i nxitë tensionet gjeopolitike në rajon dhe Evropë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark