Gjukanoviq s'beson që së shpejti të ketë nënshkrim të marrëveshjes Kosovë-Serbi: Afatet janë ambicioze, ndërhyn Rusia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Gjukanoviq s’beson që së shpejti të ketë nënshkrim të marrëveshjes Kosovë-Serbi: Afatet janë ambicioze, ndërhyn Rusia

    Insajderi
    30 March 2023 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbia po provon të sundojë vendet e rajonit, thotë Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili garon edhe për një mandat të ri presidencial, shkruan Insajderi.

    Kjo politikë e Serbisë, thotë presidenti malazias me me keqardhje, nuk ka marrë kundpërgjigjen e merituar nga bota perëndimore.

    “Në Ballkanin Perëndimor ka një replikë të asaj se çfarë Rusia dëshiron të bëjë në rajon. Në Ballkan tashmë kemi një tentim për të krijuar ‘botë serbe’ si një lloj zgjerimi të botës ruse në rajonet ruse, dhe njëjtë siç ata po provojnë të shtyjnë ndikimin që kishin në Bashkimin Sovjetik, Serbiua bën të njëjtën”.

    “Këto janë politika të mbrapshta, nuk duan të udhëheqin vendet e tyre, por të sundojnë mbi kombet e tjera. Këtë e shohim në rajoin ku Serbia po provon të sundojë Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut”, siç e citoi Zëri i Amerikës shërbimi në gjuhën serbe.

    Situatën në Ballkanin Perndimor, presidenti malazias e vlerësoi për “shumë më të keqe” se ç’ishte para gjashtë ose shtatë viteve.

    “Fatmirësisht, ne jemi anëtarë të NATO-s, por disa herë, bashkë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, kemi stagnuar në rrugën drejt BE-së”, përcjell Insajderi.

    “Disa çështje nuk janë zgjidhur as pas 28 viteve që nga Marrëveshja e Dejtonit, Maqedonia e Veriut nuk ka nisur ende bisedimet me BE-në, procesi i negociatave mes Serbisë dhe Kosovës është e paqartë, dhe për mua problemi më i pashpresë është funksionimi i Bosnje-Hercegovinës”, shtoi Gjukanoviq.

    Kurdo që pritet të ketë përparim serioz në dialogun Kosovë-Serbi, aty është menjëherë e gatshme Rusia të intervenojë, beson presidenti malazias.

    “Jam skeptik që këto afate të shkurta ambicioze që janë vendosur për nënshkrimin e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës do të përmbushen”, tha ai./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark