×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Gjuriq ankohet pasi Kosova nuk lejoi që ministri serb të hyjë në Kosovë pa leje

    Insajderi
    01 October 2020 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Me vendimin për të ndaluar ministrin e arsimit, Mlladen Sharçeviq, të hyjë në Kosovë, Prishtina përsëri shkeli marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel në mënyrën më të vrazhdë”, ka pretenduar drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

    Ai në një kumtesë ka theksuar se kështu Kosova “edhe një herë goditi themelet e procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe i tregoi publikisht të gjithë botës se si i trajton marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe dialogun me Serbinë”.

    “Shkelja e fundit e marrëveshjes për vizitat e zyrtarëve, marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe të menaxhimit të integruar të kufijve është vetëm një pikë në oqeanin e përmbysjeve me të cilat Prishtina tashmë me vite po e rrënon dialogun e Brukselit”, ka pretenduar Gjuriq në kumtesë.

    Ai deklaroi se “veprimet e njëanshme dhe arbitrariteti i Prishtinës ishin edhe një herë kërcënimi më i madh për stabilitetin politik në rajon”, dhe tha se “është koha që Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues në dialog dhe garantues i zbatimit të marrëveshjes, të reagojë më fuqishëm për të parandaluar një sjellje të tillë”.

    Ministri Sharçeviq, i cili duhej të vizitonte të ashtuquajturin Universitetin serb të Prishtinës me seli të “përkohshme” në Mitrovicë të Veriut sot me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, u ndalua dje nga autoritetet kosovare dhe nuk iu lejua të hyjë në Kosovë./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark