Gjuriq: Dialogojmë, por Trepçën nuk ia japim Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq: Dialogojmë, por Trepçën nuk ia japim Kosovës

    Insajderi
    20 October 2016 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog me Kosovën, por jo edhe t’ia japë pasurinë, duke iu referuar gjigantit metalurgjik Trepça.

    “Dialog po, por dorëzim të pasurisë sonë jo”, ka thënë Gjuriq duke aluduar në Trepçën, në Gazivodën dhe në resurse të tjera ekonomike në veri të Kosovës.

    Gjuriq sot në Bruksel ka mbajtur takim me 28 përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian dhe me ata të institucioneve të BE-së në Bruksel.

    Para gazetarëve ai ka thënë se “kemi paraqitur qartë qëndrimin tonë në lidhje me ligjin e Trepçës, për investimet strategjike dhe mënyra se si trajtohet nga përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës”, shkruan gazeta serbe Vesti.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark