Gjuriq e quan “separatist” Enver Hoxhajn – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq e quan “separatist” Enver Hoxhajn

    Insajderi
    14 April 2017 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën ka reaguar ndaj opinionit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj të publikuar në gazetën amerikane “New York Times”.

    Në opinionin e tij të publikuar në NYT, kryediplomati kosovar shkruante për ndikimin e Rusisë në Ballkan përmes shtetit serb.

    Sipas shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, mesazhi i artikullit të ministrit Hoxhaj në “The New York Times”, është i pavend, sidomos në prag të festës së pashkëve të krishterëve.

    Gjuriq e ka quajtur sot “separatist” kryediplomatin kosovar, shkruan Tanjug.

    “Separatisti Hoxhaj në një mënyrë të pazakontë i uron serbëve festën e pashkëve, normalist, duke fyer shtetin tonë serb”, ka thënë drejtori i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark