Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, u ka bërë thirrje serbëve në Serbi që ta vizitojnë Kosovën.
Gjurigj, tha se nëse bashkështetasit e tij e vizitojnë Kosovën më shumë, do ta rrisin edhe solidaritetin mes vete.
Politikani serb ka thënë se, së paku një herë në jetë duhet të vizitohet Kosova nga secili serbë, njofton Tanjug.
Gjuriq, këto komente i bëri në një panair turizmi në Serbi duke e konsideruar Kosovën si pjesën më të rëndësishme të historisë së Serbisë dhe kulturës së këtij shteti./Insajderi.com