Gjuriq heq dorë nga vizita e së dielës – paralajmëron masa për Hoxhajn e Tahirin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq heq dorë nga vizita e së dielës – paralajmëron masa për Hoxhajn e Tahirin

    Insajderi
    04 October 2016 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i së ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka paralajmëruar sot se në javët e ardhshme do të jetë publikisht në Kosovë.

    Për dallim nga dje kur tha se këtë të diele do të jetë në veri, Gjuriq duket se ka ndërruar mendje. Në Vrnjaçko Banjë ai ka thënë se ekzistojnë “indikacione serioze që një grup i njerëzve, përfshirë ministrat Enver Hoxhaj dhe Edita Tahiri, janë të përzier në ndalimin e lirisë së lëvizjes që në Serbi paraqet vepër penale”, transmeton lajmi.net.

    Sipas tij, autoritetet në Kosovë “nuk duhet të luajnë me fjalë kërcënuese”, sepse askënd nga Serbia nuk do të mund ta ndalojnë që të lëviz lirshëm në Kosovë.

     “Tentuan edhe në Graçanicë që të më ndalojnë, por nuk ia arritën qëllimit. As tash nuk do t’ia arrijnë”, ka thënë ai në fund


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark